Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ermira Babaliu, prej më shumë se 20-vjetësh jeton me familjen në Amerikë. Megjithatë, i është përgjigjur gjithmonë ftesave të publikut shqiptar, që gjithmonë e ka duartrokitur zërin e saj të ëmbël. Duket e vështirë të besohet, por edhe për Ermirën kanë kaluar vitet. Aq sa, tanimë ajo është një gjyshe e lumtur…

Marrëdhënien e ngushtë me vajzën, Dorelën, këngëtarja e njohur e ka shprehur shpesh edhe nëpër intervista të ndryshme për mediat shqiptare, megjithatë si gjyshe, dashuria është edhe më e madhe. Në një intervistë të hershme për “Panorama”, Ermira ka rrëfyer edhe frikën më të madhe në jetë, që është ajo për dashurinë e saj të madhe, Dorelën: “Kam frikë vetëm nga Zoti dhe nga vajza ime. Kam shumë frikë për vajzën, sepse nuk dua ta lëndoj në asgjë…. Është aq e madhe dashuria për të. Unë kam frikë nga dashuritë e mëdha…” – do të shprehej këngëtarja.

Prej disa vitesh, Dorela është në një martesë të lumtur me Glen Shtjefnin, një marrëdhënie që në syrin e Ò«do prindi është një lumturi më vete: “Gleni vjen nga një familje shumë e mirë nga Lezha. Eshtë një çift simpatik me shumë kërkesa për jetën...” – ka thënë Ermira për Ò«iftin disa vite më parë kur ata sapo ishin fejuar.

Dhe ja ku është momenti që Ò«ifti, pas pak javësh do të gëzohen me një fëmijë të dytë. Në foton e fundit që këngëtarja ka ndarë në profilin e saj në Facebook me të bijën, kuptohet festa e një baby shower-i. Nga ngjyrat dhe dekori, duket se së shpejti do të vijë në jetë një mbesë për Ermirën. Përqafimi nënë e bijë përmes kësaj fotografie nuk ka nevojë për t’ia përshkruar lumturinë artistes së madhe të skenës shqiptare. Urimit të dhjetëra fansave i bashkohemi edhe ne. Shtatzëni të mbarë!