Janë të rralla rastet kur Valbona Selimllari shqafet në publik me fëmijët dhe arsyen pse nuk poston shumë foto me ta e ka sqaruar më herët në një intervistë për “Rudina”, ndërsa ka ndarë emocionet që të tre fëmijët i kanë falur dhe i falin në periudha të ndryshme të jetës (lexo këtu).

Ndërsa vitet ikin shpejt, në sytë e Valbonës, fëmijët rriten me ditë. Deni, djali i madh, tanimë është një adoleshent sipmpatik që ka filluar të bëhet edhe shoqërusi i së ëmës në evente të ndryshme artistike. Kështu, në 3-vjetorin e revistës Who, organizuar pak ditë më parë në një prej ambienteve më të njohura në kryeqytet, Valbona ka qenë e shoqëruar pikërisht nga Deni. Siç e shihni edhe në këtë foto, nënë e bir nuk kanë shumë dallim nga njëri-tjetri. Jo vetëm në tipare, të cilat Deni ia ka vjedhur Bobit një nga një, por edhe në gjatësi. Edhe pak kohë i duhet, që Valbona dhe Deni  të kthehen në “çiftin” e ri të showbiz-it në eventet e ndryshme artistike dhe kulturore të Tiranës.