Adelina Ismajli është bërë nënë para disa javësh dhe që nga momenti që ka shtrënguar në krahë djalin e saj të parë Uliks, i është përkushtuar atij duke u tërhequr thuajse plotësisht nga jeta virtuale. Në Instagram, postimi i fundit i artistes është i janarit të 2016-ës, ndaj ky rikthim është i mezipritur nga fansat.

Edhe pse i ka përshëndetur rrallë nga Facebook-u, sot Adelina ka postuar në Isntagram një foto speciale. Këngëtarja s’mund të qëndronte indiferente dhe pa e ndarë me të gjithë gëzimin e dhuratave të Uliksit nga motrat e saj. Tezet Zanfina dhe Ema janë kujdesur që urimi i mirëseardhjes për nipin e tyre të jetë i veÒ«antë dhe origjinal.

Çantë, kapelë, syze, por edhe një dhuratë tjetër për Uliksin që këngëtarja ua ka treguar fansave në Instagram: “Kush ka teze, botën ka. E kush ka motra, ka YSL. Faleminderit Ema dhe Zani për dhuratat fantastike, ju duam” – shkruan Adelina duke falënderuar motrat për dhuratat që i kanë dërguar asaj dhe vogëlushit.