Oni Pustina, ish-modeli modeli shqiptar i njohur jashtë vendit, prej vitesh jeton dashurinë me partneren e tij, balerinën Linda Poda. Por në këtë fazë të jetës, çifti po shijon një moment unik në jetën e tyre, meqenëse shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Mësohet se balerina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe së shpejti pritet të sjellë në jetë një vazë. Ditët e fundit Oni dhe Linda janë parë në kryeqytet, ku kanë ardhur për të qenë pjesë e disa aktiviteteve artistike.

Lidhja e modelit me balerinën u konsolidua para pesë vjetësh, kur Oni, me partneren e tij Linda, ishte konkurrentë në një garë kërcimi, nga e cila mori edhe çmimin e parë. Pas asaj periudhe, çifti do të ishin gjithmonë bashkë, derisa zgjodhën edhe momentin që jetës së tyre familjare t’i shtohet një pjesëtar i ri.