Misteri u zbulua. Nicole Scherzinger dhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Pajtim Kasami, janë bashkë. Pas lajmeve që pushtuan së fundi mediat për pushimet në Greqi, çifti janë kapur duke u puthur.  Ka qenë një ditë e veçantë për këngëtaren amerikane, meqë ka pasur edhe ditëlindjen.

Në një postim në rrjetet sociale, 37-vjeçarja, një ditë më parë ka shkruar: “Nuk mund të prisja një ditëlindje më të mirë dhe një pamje më të bukur kur të zgjohesha në mëngjes. Në fakt nuk kam fjetur. Nuk dua të më mungojë asnjë sekondë nga kjo ditë”.

37-vjeçarja Scherzinger është cilësuar si zemërthyer nga mediat, pas ndarjes nga partneri i saj, Lewis Hamilton, dhe për ta bërë këngëtaren të gjejë ngrohtësinë sërish, 23-vjeçari Kasami i ka “rrëmbyer” disa puthje të dashurës së tij.