Pothuaj të gjitha portalet ndërkombëtare janë pushtuar sot nga fotot e këngëtares amerikane Nicole Scherzinger, e cila të hënën ka festuar 37-vjetorin në një festë “të çmendur”. “Bëri më të mirën e saj”, shkruan britanikja Daily Mail për yllin e “Pussycat Doll”. Siç duket nga fotot, festa e këngëtares dhe miqve të saj ka dalë jashtë kontrollit, deria në fund, është ndier nevoja e Pajtim Kasamit, të dashurit të saj të ri që ta marrë në krah. Duke e shijuar në maksimum ditëlindjen 37-vjeçarja, e cila prej ditësh ndodhet në Mykonos, nuk e ka mbajtur veten dhe është çliruar nga gjithçka.

Së bashku me mikeshat e saj, Scherzinger nuk i ka bërë përshtypje asgjë, por ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit me performacën e saj “të shthurur”, e cila u ka rënë në sy të gjithëve. E veshur me nje fustan të shkurtër argjendi, Scherzinger as nuk është kujdesur për të mbuluar të brendshmet e saj përgjatë gjithë mbrëmjes, edhe pse ka qenë nën efektin e alkoolit.

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, e mban për krahu për ta shoqëruar në hotel.

Mediat britanike, si edhe shumë komente nëpër rrjetet sociale, e kanë konsideruar Kasamin si heroin shqiptar të Schrezinger, pasi e ka ndihmuar atë për ta dërguar në shtëpi, pas gjithë asaj nate “të çmendur”.

Pas ndarjes me yllin e Formuala 1, Lewis Hamilton, me të cilin këngëtarja ka qenë e lidhur për 7 vjet, duket se marrëdhënia e re me 23-vjeçarin shqiptar është konsoliduar. Këtij të fundit, sipas Daily Mail, i është dashur të kujdeset për të gjatë gjithë kësaj kohe, madje duke menaxhuar edhe situatat që dalin jashtë kontrollit.