Dje, Gerti Bogdani, deputeti i Partisë Demokratike, festoi 5 vjetorin e martesës me të dashurën e hershme Edlira Çepani. Ai ndau në Facebook, foton e bashkëshortes e cila u bë e para nostalgjike për këtë ditë të shënuar duke postuar një foto nga dasma e tyre, në çastin kur ata janë duke shijuar tortën, një ëmbëlsirë gjigande e bardhë me të njëjtat lule si të fustanit të saj.

E veçanta e kësaj dasme ishte edhe që Edlira zgjodhi të riciklonte fustanin e nusërisë së mamasë së saj. Pesë vjet më parë dasma e tyre ka qenë një maratonë e vërtetë, në disa mjedise, në Tiranë dhe pastaj në jug të Shqipërisë, ku nusja dhe dhendri kanë drejtuar edhe një anije mes detrave shqiptare.

Ata të dy kishin një histori të gjatë dashurie që i parapriu kurorëzimit në martesë. Sot janë prindër të një vazje të vogël me emrin Ajra.