Këngëtarja Enca Haxhia, një prej më të ndjekurave dhe më të kërkuarave në tregun muzikor, së fundi po shijon frytet e klipit të saj më të ri “Soul Killa”. Por këngëtarja, përveç vokalit dhe performancave joshëse, shpeshherë ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe me puthjet e zjarrta në buzë që ka shkëmbyer me mikeshat e saj dhe së fundi edhe me fanset. Pas një fotoje me Era Istrefin pak muaj më parë, Enca ka tërhequr sërish vëmendjen duke puthur një fanse tjetër në Gjilan, gjatë një koncerti të fundit atje. Në foton e publikuar në profilin e saj në Instagram, Enca shkruan: “Asgjë tjetër, veçse dashuri. Në Gjilan, me një fanse të lezetshme.” Të shumta kanë qenë edhe reagimet e ndjekësve të këngëtares në Instagram, disa prej të cilëve e konsiderojnë edhe të tepruar veprimin e saj. Gjithsesi, duket se asgjë nuk e shqetëson Encën, e cila vijon të jetë e suksesshme me koncertet verore brenda dhe jashtë vendit.