Fituesi i edicionit të fundit të Big Brother, Vesel Kurtishaj, dhe një nga konkurrentet më të përfolura të këtij edicioni, Tea Zhuli, të cilët prej disa javësh kanë deklaruar hapur lidhjen e tyre, po kalojnë pushimet e para si çift. Dy të rinjtë kanë udhëtuar për në Alanya (Turqi) për të pushuar së bashku këto ditë të fundit të gushtit. Duket se gjatë verës, çifti e kanë shijuar më shumë praninë e njëri-tjetrit dhe kanë vendosur të kalojnë më shumë kohë bashkë. Në profilin e tij në Instagram, Veseli ka publikuar këto ditë disa foto në të cilat ata të dy janë duke shijuar bukuritë dhe aktivitetet që u mundëson resorti atje. Deri në fillim të vjeshtës, kur ata do të bëjnë publike edhe projektet e reja, kanë akoma edhe disa ditë për t’u argëtuar dhe për t’iu përkushtuar njëri-tjetrit.