Pak më parë revista Who, ka publikuar një foto ku Marina Vjollca është pranë një gruaje bionde gjithashtu duke qeshur. Sipas burimeve të Who gruaja pranë prezantueses është mamaja e Getoarit, këngëtarit nga Kosova. Media shkruan prej muajsh që Marina dhe Getoari janë në një marrëdhënie dashurie, por asnjëri nuk e ka pranuar kurrë publikisht. Revista Who ka botuar këtë foto, e cila sipas saj, është shkëputur nga festa e beqarisë së një vajze të afërt në fisin e Getoarit, ku Marina dhe e vjehrra janë pranë njëra tjetrës.
