Sa herë është fjala për jetën personale, Ermal Meta, këngëtari i njohur shqiptar, ka zgjedhur të mos japë shumë informacione publike. Jo vetëm sepse këtë pjesë ka dashur ta jetojë jashtë vëmendjes së publikut, por edhe sepse nuk është në grupin e artistëve që kërkojnë vëmendje me lajmet rozë, përkundrazi, gjithmonë ka folur mes vargjeve apo notave të tij të ndjera.

Megjithatë, pas dashurisë 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo-n, Ermalit i kishte ndaluar prej pak kohësh buzëqeshja.

 

Ama fituesi i “Sanremos”, gëzon një dashuri të re me Chiara Sturdà-n, me të cilën prej pak kohësh është fejuar. Çifti kanë jetuar një kohë të gjatë lidhje në fshehtësi, por gjatë izolimit kanë vendosur të dalin në qiell të hapur.

Ermali dhe Chiara kanë kaluar disa pushime të bukura në ishujt grekë gjatë kësaj vere dhe në ato pak foto të postuara, kantautori shqiptar duket shumë i dashuruar.

Në fillim, Ermali ngacmonte fansat e tij duke treguar një vajza brune bukuroshe në krah të tij, por kaq u desh që fansat të nisnin kërkimet për të zbuluar identitetin e vajzës dhe disa informacione më shumë mbi çiftin e ri.

Kush është Chiara Sturdà?

Prej kohësh, Chiara Sturdà ishte frekuentuar në fshehtësi me Ermal Metën. Megjithatë, gjatë izolimit, dy të dashuruarit vendosën të dilnin publikisht.

Chiara është agjente, e apasionuar pas volejbollit dhe punon si menaxhere marketingu për Top Player Company.

Në fotot në Instagram, ajo shfaqet si një vajzë mjaft solare, e bukur dhe shumë e dashuruar me Ermalin, me të cilin duket se ka krijuar një ndjenjë të veçantë.

Sot, Chiara festoon 30-vjetorin e lindjes dhe Ermali s’mund të gjente mesazh më të bukur për ta uruar. Me pak fjalë dhe shumë ndjenjë, siç e ka Ermali natyrën, vjen edhe mesazhi i urimit për Chiara-n: “Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sei nata 30 anni fa in questo giorno. Doveva esserci un gran sole quel giorno. ??

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on

Me dhjetëra fansa kanë uruar çiftin e ri, edhe pse mes tyre ka shumë vajza që “janë trishtuar”.