Është thënë dhe shkruar pa fund që Jonida Maliqi është një nga femrat më fashion të artit tonë, por duke qenë që moda gjithmonë ka një fytyrë të re, historia nuk bëhet e mërzitshme. Megjithatë këtë herë nuk është pikërisht Jonida në qendër të këtij diskutimi për modën, por mamaja e saj. Sot, Arta Maliqi, ka ditëlindjen dhe e bija shkruan: “Happy birthday Mamush! You made me who I am.”Sigurisht, Jonida ka gjithçka në mendje kur i shkruan së ëmës që ajo e ka bërë njeriun që është sot, por duke parë foton, del që edhe pasionin për stilin Jonida e ka marrë nga e ëma. Më fashion sesa kaq nuk mund të ishte kurrsesi mamaja e këngëtares!
