Mos u trembni. Drejtoresha e re e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe familja e saj janë shumë mirë, por kishin kaluar disa ditë të vështira. Janë vështirësi të huaja për disa, por që çdo familje që ka vajza maturante i kupton.

Në familjen e tyre, prej ditësh, të gjithë ishin të shqetësuar sepse një nga mbesat e fisit nuk dinte çfarë të vishte për mbrëmjen e maturës. Prisni sepse Monika e tregon më bukur.

“Epo ishte mërzit kaq shumë kjo çupa sa na çuditi. As na hante e as na pinte dy ditë e dy net.

Po çfarë ka ndodh moj sheqerkë e bukur? i them.

Po ja po vjen mbrëmja e maturës dhe unë nuk di asgjë ç’të bëj!!!

Ashtu ëëëë? i them unë...dakord hall është ky, s’ke faj. Po mirë a shkojmë te një çupë tjetër të të rregulloj si paketë këtë punë?

Ku? më thotë e vogla.

Aaaa, surprizë i kthehem. Mbylli syçkat e bukura me lente dhe ma hap krahun. Po ku moj ku, më thotë...

Shshshtttttt, a don ti Gjergj me “luftue”? Apo don të jesh një Helenë Troje apo një Athinë hijerëndë??”

Poooo, ia kris ajo zanores. Po ku????

Te Class by Alketa Vejsiu!

Më në fund! Çfarë ndodhi më pas do thoni ju?? Uffff..shihni fotot më mirë. Adoleshentja në pritje të maturës u përndez nga gëzimi i pamatë. Shpëtoi shtëpia, shpëtoi vetë, po shpëtova dhe unë e kështu u kry dhe kjo punë”, mbyll rrëfimin Monika Stafa që megjithë angazhimet e reja dhe jo të pakta, nuk mund të mos e shoqëronte maturanten, në këtë çast të rëndësishëm për çdo adoleshente dhe familje.