Zv/ministrja e Integrimit, Erisa Xhixho është bërë nënë. Aktivistja e njohur e LSI-së e bëri publik lajmin vetëm pak javë më parë në një intervistë për GSH. Mësohet se Erisa ka lindur dy ditë më parë dhe djalin e ka pagëzuar me emrin Henri. Edhe pse lajmin nuk e ka bërë publik në mediat sociale, si pjesa më e madhe e personazheve të njohur, nga miq të afërt me zv/ministren thonë se ajo dhe i biri gëzojnë shëndet të plotë.

 

Erisa dhe bashkëshorti i saj, Enea Nuredini, nëndrejtor pranë Qendrës së Kontrollit të Barnave, ndërsa lidhjen e tyre të dashurisë e kurorëzuan në martesë në shtator të vitit 2014.