Pas bujës që bëri lajmi i ndarjes së tij me Heard, Johnny vazhdon të tërheqë përsëri vëmendjen. I ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, për të folur mbi rolin e tij në filmin “Alice Through the Looking Glass”, ai ka surprizuar jo vetëm të ftuarën kryesore Pink por edhe të gjithë publikun.

Pasi takoi këngëtaren ai iu drejtua moderatorit të emisionit Jimmy Kemmel, por takimi nuk ishte ashtu siç pritej, pasi aktori e puthi atë në buzë. Brohorima u dëgjuan nga publiku në sallë por edhe nga vetë këngëtarja, e cila pasi Johnny u largua nga paneli tha se pas asaj që ndodhi e cilësonte ditën si më të keqen në jetën e saj.
kjo nuk është hera e parë që aktori vepron kështu, pasi edhe gjatë emisioneve të tjera ka bërë të njëjtën gjë. Një gjë është e sigurt. Johnny gjen gjithmonë mënyrën për të tërhequr vëmendjen.

