Atë e njohim. Ka marrë pjesë në Big Brother dhe që aty është bërë i njohur për historitë e tij të dashurisë me femra të bukura e me një farë emri nëpër botë, siç është e bija e aktores italiane Ornella Muti. Për Algen Nikolla, këto histori e miqësi ka nisur t’i koleksionojë dhe nuk janë më impresionuese për të.
Djali nga Lezha, jeton në Shtetet e Bashkuara, ku vazhdon të jetë truprojë i personazheve të njohur. Ja një shans për të parë, takuar, madje edhe krijuar miqësi me disa prej tyre. Me Lindsay-n është e sigurt që po. Ajo e vetë ka postuar një foto në Instagram me Algenin duke e falënderuar që është miku i saj. Uau! Shumë djem do donin të ishin ai.
