Vajza më e bukur në botë. Modele dhe aktore që ka lindur në Bullgari dhe është rritur në Kanada. Dobrev është njohur për pjesëmarrjen në filmat “Fugitive Pieces”, “Away from Her”, “Never Cry Werewolf” dhe pjesëmarrëse në disa seriale. Udhëtimi dhe aktrimi janë pasionet e saj. “The Perks of Being a Wallflower” është filmi me të cilin ajo njihet nga të gjithë.

Emmanuelle Chriqui

Po ashtu, aktore kanadeze. Chriqui ka lindur në Quebec, Montreal, dhe është njohur më së shumti për performancën e saj “HBO’s Entourage”. Karrierën e ka filluar që në moshën 10-vjeçare. Chriqui është nominuar si aktorja më e mirë për interpretimin e saj në “100 Girls”. Aktorja është njohur edhe për filmin “You Don’t Mess with the Zohan” (2008).

Jessica Alba

Aktorja amerikane, e cila e ka filluar karrierën si aktore që në moshën 13-vjeçare, është mjaft e njohur si modele dhe si biznesmene. Alba është konsideruar edhe si një seks simbol. Në fillim të karrierës së saj, ajo ka luajtur në disa variete, derisa më vonë do të identifikohej me filmat “Sin city” dhe “Fantastic Four”.

Dianna Agron

Aktore, balerinë dhe këngëtare amerikane. Po ashtu, ajo merret me fotografi dhe menaxhimin e website-t “You, Me, and Charlie”. Ka lindur në Savannah, Georgia. Kërcimin e ka nisur qysh në moshën 3-vjeçare dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar me kërcim nëpër shfaqje të ndryshme komerciale. Është e njohur për rolin e saj në filmin “I am number four”.

Monica Bellucci

Një ikonë mode e kinematografisë italiane. Monica e filloi karrierën që në moshën 13-vjeçare dhe modelimin, kur studionte në universitet për të fituar ca para më shumë. Pastaj mori pjesë në koleksionin bardhë e zi për “Dolce & Gabbana” në një televizion komercial dhe gjithçka për të ndryshoi. Ajo është përshkruar si femra më e bukur në botë sipas mediave franceze. E njohur më shumë për rolin në filmin “Melena” (2000).

Olivia Wilde

Olivia është aktore dhe producente amerikane. Ka lindur në New York City dhe është rritur në Washington. U bë e njohur për rolin e Alex Kelly në “The O.C.”. Olivia Wilde ka dy nënshtetësi, amerikane dhe irlandeze. Ka marrë pjesë edhe në filmin “The Girl Next Door”.

Scarlett Johansson

Modelja, aktorja dhe këngëtarja amerikane ka lindur në New York. Pasioni për aktrimin i ka lindur që në moshë të re me pjesëmarrjen në filmin “North”, në vitin 1994. Në vitin 2003 është nominuar dy herë në çmimet Golden Globe.

Penelope Cruz

Një nga femrat më të bukura në botë. Aktorja dhe modelja spanjolle ka debutuar për herë të parë në televizion në moshën 16-vjeçare. “Mango”, “Ralph Lauren” “L’Oréal” janë vetëm disa nga markat më të njohura, për të cilat ajo ka qenë imazh. Fillimet e saj, Cruz i ka pasur në një agjenci modelimi. “All about my mother” (1999) është filmi që shënoi hapin e madh në karrierën e saj. Ajo ka fituar çmimin Oscar për rolin dytësor në “Vicky Cristina Barcelona” (2008).

Hayden Panettiere
 

Hayden është aktore, këngëtare dhe aktiviste amerikane. Ka lindur në New York. Shfaqjen e saj të parë e pati në një spot publicitar, kur ishte vetëm 11-muajshe. Është aktivizuar edhe në shumë filma të animuar. Hobby i saj është noti. Hayden është nominuar për dy çmime Golden Globe për një rol dytësor në një serial në vitin 2013-2014.

 

Angelina Jolie

Angelina është një ndër aktoret dhe producentet më të dashura të publikut. Karrierën artistike aktorja e nisi në moshë shumë të re, bashkë me të atin. U bë popullore për rolin në “Lara Croft”. Suksesi i saj më i madh ka qenë filmi “Maleficent” (2014). Ajo ka fituar një çmim nga “Academy” dhe tri herë Golden Globe. Është e njohur për martesën e saj me aktorin Brad Pitt dhe e admiruar për buzët mishtore.

Charlize Theron

Theron është po ashtu një nga më të bukurat e botës. Charlize ka lindur në Benoni, në Afrikën e Jugut. Është aktore, por fillimisht karrierën artistike e nisi si balerinë. Qysh në moshën 14-vjeçare u shfaq si një fashion model. Po ashtu, njihet për rolet e saj në seriale dhe filma.

Meryem Uzerli

Aktorja dhe modelja gjermano-turke, është e njohur për ngjyrën atraktive të syve. Nëna e saj është po ashtu aktore. Ka studiuar aktrim dhe është përfshirë në shumë seriale turke, qysh në vitet 2000.

Keira Knightley

Këngëtarja dhe aktorja Keira Knightley ka lindur në Londër. Ka filluar aktrimin qysh në moshë të vogël, në vitin 1995. Suksesi i saj më i madh ishte seriali “Piratët e Karaibeve”. Ka fituar një herë çmimin “Academy” dhe është nominuar në Golden Globe.

Olga Kurylenko

Aktore dhe modele franceze. Në moshën 13-vjeçare e filloi karrierën artistike, por suksesi i nisi në filmin “Video game Hitman”. Ishte gati për film në moshën 16-veçare dhe është një nga femrat e konsideruara me më shumë sharm.

Anne Hathaway

Është aktore amerikane. U shfaq në televizion në vitin 1999, pas disa performancave skenike. Po ashtu, edhe Anne ka fituar çmimin “Academy”.