Kur filluan karrierën artistike ishin bërë nëna. Të famshmet “Teen Mom”, në një listë që më shumë se e renditur nga fama dhe popullariteti, vjen nga adoleshenca. Sot, shpesh ndodh që vajzat adoleshente të mbesin shtatzënë dhe të lindin fëmijë që në këtë moshë. Kush është nëna më e famshme adoleshente? Njihet Albërie Hadërgjonaj apo Sofia Vergara, e cila ishte vetëm 19 vjeç kur lindi për herë të parë. Vergara, tani është 40 vjeç dhe duket se asgjë nuk ka ndryshuar me fizikun e saj.

Alberie Hadërgjonaj
E besoni apo jo, Albërie Hadërgjonaj, shumë shpejt do të bëhet gjyshe. Ajo është bërë nënë në moshën 16-vjeçare. Pas martesës kur ishte vetëm 15 vjeç, këngëtares së dashur të skenës shqiptare iu desh të kalonte një mal me peripeci derisa të përfundonte gjimnazin.

Sofia Vergara
Sofia Vergara lindi djalë kur ishte vetëm 19 vjeç, Manolo, në vitin 1992. Në atë kohë, ajo ishte e martuar, por u nda me bashkëshortin një vit më vonë.

Solange Knowles
Që kur Solange u martua në vitin 2004 me Daniel Smith, kur ishte vetëm 17 vjeç, lindi djalin Daniel Jr., një vit më vonë. Çifti u divorcua në 2007-ën, por Knoëles e quan djalin e saj “bekimi më i madh i paplanifikuar”

Niki Taylor
Supermodelja Niki Taylor lindi dy djem binjakë, Jake dhe Hunter, kur ishte vetëm 19, me partnerin e saj Matt Martinez, në vitin 1994. Ajo është nënë edhe e një vajze Ciel (2009) dhe Rex (2011) me bashkëshortin e saj aktual Burney Lamar.

Jamie-Lynn Spears
Kur aktorja Jamie-Lynn Spears lajmëroi se ishte shtatzënë në vitin 2007, lajmi bëri shumë bujë, sepse ajo ishte vetëm 16. Edhe pse ajo u fejua me Casey Aldridge, babanë e vajzës Maddie Briann, çifti i dha fund marrëdhënies në vitin 2010.

Asia Nitollano
Asia Nitollano, fituesja e reality show-t "Pussycat Dolls Present: The Search for the Next Doll", lindi vajzë në moshën 18-vjeçare.

Keisha Castle-Hughes
Kur aktorja dhe prezantuesja e njohur Keisha Castle-Hughes lindi vajzën e saj Felicity-Amore në vitin 2007, një muaj më pas festoi 17-vjetorin e lindjes. Ajo dhe babi i fëmijës u ndanë në vitin 2010, pas 7-vjetësh së bashku.

Bristol Palin
Prezantuesja televizive Bristol Palin lindi për herë të parë djalin Tripp, në vitin 2008, sapo mbushi 18 vjeç. Vetëm disa muaj më vonë, ajo rrëfeu për “Fox News” se jeta i ndryshoi rrënjësisht.