Nëse ndihesh çdo ditë e lodhur, shkaqet mund të jenë disa. Ne po mundohemi t’ju zbulojmë disa.
Kur je e lodhur nuk shkon në palestër
Nëse pezullon stërvitjen për të kursyer energjitë, je duke ndëshkuar veten. Studimet kanë treguar që stërvitja përmirëson funksionimin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, kështu që herës tjetër kur të ndihesh e lodhur, nëse nuk mundesh të bësh ushtrime të forta, mos neglizho një ecje të gjatë.
Nuk pi ujë mjaftueshëm
Qoftë edhe një rënie e lehtë nga niveli i kërkuar i ujit në organizëm, shkakton rënie të fuqive. Po të mos ketë ujë mjaftueshëm në trup, gjaku bëhet më i trashë duke ia vështirësuar punën zemrës duke mos lejuar që organet të furnizohen normalisht me oksigjen. Për të qenë të bindur që po pini ujë sa duhet mund të bëni këtë llogari. Peshën tuaj në kilogramë pjesëtojeni me 5. Aq gota ujë duhet të pini në dite.


Nuk merr sasinë e duhur të hekurit
Mungesa e hekurit shkakton dembelizëm, lodhje, nervozizëm, mospërqendrim sepse hekuri ndihmon për transportin e oksigjenit në organe të ndryshme të rëndësishme për përqendrimin, por edhe në muskuj. Ushqehu me ushqime të pasura me hekur si fasule, bishtaja, vezë, gjalpë kikiriku dhe shoqëroji me ushqime të pasura me vitaminë C që e bëjnë hekurin të absorbueshëm si agrume, perime me gjethe të gjelbra, speca të kuq dhe të gjelbër, luleshtrydhe, brokoli. Mungesa e hekurit mund të vijë dhe nga probleme të tjera, kështu që duhet të vizitohesh.
Je perfeksioniste
Qëllimet që i vë vetes janë me të vërtetë të jashtëzakonshme dhe ti harxhon gjithë energjinë për t’i realizuar.
E bën qimen tra
Nëse sapo të thërret shefja në zyrë mendon që do të pushojnë nga puna, apo nuk del me biçikletë sepse mendon që trafiku është i tmerrshëm je duke parë vetëm anët e këqija. Dhe kjo të lodh trurin. Fol me një njeri të afërt, një shoqe, do të ndihmojë të shfrysh energji negative dhe të fitosh një këndvështrim realist.

Shmang mëngjesin
Edhe kur gjatë gjumit trupi përdor energjinë e darkës që gjaku të vazhdojë të qarkullojë kështu që në mëngjes ne kemi nevojë sërish për karburant. Vendos të mos hash mëngjes dhe je duke e lodhur trupin. Që të kesh energji duhet të konsumosh ushqimet e duhura, karbohidrate të plota, proteina dhe yndyrë të shëndetshme, si për shemburr një tas me qull tërshëre dhe fruta, një smoothie me qumësht, apo vezë me bukë integrale dhe kos.
Jeton me ushqime të gatshme
Ato kanë shumë sheqer që e rrisin nivelin e sheqerit në gjak menjëherë dhe kur ai ulet, shkakton ndjesi lodhje. Merr me vete në punë ushqime që përmbajnë karbohidrate të plota dhe proteina të payndyrshme si mish pule në skarë me oriz të kaftë, salmon me patate të ëmbla, ose sallatë me pulë dhe fruta.
E ke të vështirë të thuash jo
Kjo të bën të ndihmosh gjithë kolegët, familjarët, fqinjët dhe pastaj të duhet të mbyllësh dhe punët e tua. Trupi do lodhet shumëfish. Fillo të thuash jo me zë të lartë kur je vetëm, që të mësohesh.
E ke zyrën rrëmujë
Rrëmuja e lodh trurin, sipas një studimi të Universitetit Princeton dhe ul aftësinë e përpunimit të informacionit. Para se të largohesh vër rregull mbi tavolinë që nesër mos ta nisësh ditën me atë pamje. Nëse zyra është shumë e rrëmujshme, fillo me ato pjesë që i ke para syve dhe pak nga pak me të tjerat.
Punon edhe gjatë pushimeve
Nëse kontrollon emailin, bën ndonjë telefonatë kontrolli, apo lejon të të marrin për të pyetur për çdo paqartësi në zyrë, do të thotë që nuk shkëputesh asnjëherë nga puna. Specialistët këshillojnë që nëse kjo largesë do të jetë e plotë, do kthehesh më produktive në zyrë, kështu që pusho, plotësisht.

Pi një (ose dy gota) verë para gjumit
Një pije alkoolike para gjumit shijon sepse të trullos pak e të bën gati për krevat, por nuk është zgjidhja më e mirë, sepse alkooli shkakton një rritje të adrenalinës dhe do të dalë gjumi në mes të natës, duke te penguar të çlodhesh. Nëse vera e kuqe është pjesë e ditës tende, atë dhe shoqet e saj alkoolike, piji tri-katër orë para se të shkosh në shtrat.
Kontrollon emailin para gjumit
Kështu ti ngarkon veten me përgjegjësi e detyra të reja në kohën kur truri duhet të fillojë të pushojë. Nëse nuk bën dot pa këtë zakon, të paktën mbaje telefonin 30 cm larg syve.
I beson kafeinës për të përballuar ditën
Nuk ka asgjë të keqe të pish kafe në mëngjes, madje studimet thonë që deri në tre filxhanë janë të lejuar, por nëse ti përdor shumë kafe mund të jesh duke dëmtuar ciklet e gjumit që sjell lodhje. Kështu që mos pi kafe 6 orë para gjumit sepse efekti i saj përfundon deri në 7 orë pas konsumimit.
Rri vonë në fundjavë
Nëse ti e gdhin të shtunën jashtë, të dielën do zgjohesh vonë dhe në darkë do flesh vonë që bën që të hënën të jesh e pafuqishme, por nëse të mos dalësh të shtunën do të thotë që kërcënon marrëdhëniet e tua sociale, përpiqu që të dielën të zgjohesh gati normalisht. Pastaj pasdite mund të rekuperosh me një dremitje 20 minuta që e çlodh trurin pa hyrë në fazat e gjumit.

