Shtëpia është padiskutim për të gjithë ne një dimension lirie, strofulla jonë sekrete, oazi i kënaqësisë , vendi i vetëm ku pas gjithë zhurmës e lodhjes së përditshme gjejmë më në fund paqen dhe qetësine. Dhe është pikërisht rëndësia e këtij vendi, që të vë në një përgjegjësi kaq të madhe për përzgjedhjen e çdo elementi përbërës të tij duke filluar që nga vendodhja, stilit të arredimit, orendive për kuzhinën, dhomën e ndenjes, tualetin, dhomat e gjumit, oborrin, e gjithë hapesirave të tjera utilitare dhe po njësoj të rëndësishme. Jemi femra dhe natyra nuk na lejon mos të tregojmë kujdes të tepruar ndaj shtëpisë sado të angazhuara apo zëna qofshim në të përditshmen tonë.

Mendimi për mos t’i kushtuar dhe aq rëndësi bie ndesh me dëshirën për t’u kujdesur deri në detaj. Sepse kot nuk thonë, pa dorën e femrës shtëpia mbetet njësoj si gjella, pa shijen e kripës. Prandaj dhe unë, njësoj si ju, edhe pse shumicën e kohës time ia dedikoj organizimit të eventeve dhe festave tuaja, gjej mundësinë për t’iu përkushtuar gjithashtu edhe shtëpisë. Dhe duke e ditur se dhe ju e doni po njësoj shtëpinë tuaj, sekretet e mia të dekorit dhe arredimit tashmë nuk mund të mbeten më të tilla dhe me shumë kënaqësi po i ndaj sot me të gjitha ju, që dekorimi i shtëpisë iu ngjall interes.

Qysh prej disa javësh në zemër të Tiranës, është hapur qendra më e re tregtare, Toptani Shopping Center, me një arkitekturë dhe vizion perëndimor, me një shumëllojshmëri e gamë të gjerë produktesh e sherbimesh të ofruara për të gjithë ne. Gjithçka në atë vend të fton mirë se ardhjen dhe në çdo hap që hedh të vjen natyrshëm mendimi "një mrekulli në të cilën duhet të kthehem sërish". Një kat i tërë, me konkretisht kati i katërt i qendrës, është i gjithi dedikuar Home Decor-it. Me katër dyqane ekskluzive të sjella për herë të parë në Shqipëri, e vetmja gjë që nuk do të gjeni është koha për t’i blerë brenda një dite, të gjitha!

Jysk një megastore i përmasave të mëdha që ndërthur njëkohësisht brenda vetes si cilësinë ashtu dhe çmimin ekonomik. Është 1500m2 dhe mund të blesh fare mirë, për çdo dhomë, për çdo hapësirë, për çdo shtëpi. Madje çmimet jane aq ekonomike sa me vlerën e njërës mund të arredosh edhe 2 të tilla.

Comodita është një tjetër emër dhe një tjetër hapësirë dedikuar Home Décor-it., brandin nga Kosova vendosur në një hapësirë prej plot 700m katrorësh, mbushur me orenditë më të bukura  për të gjitha stilet dhe shijet e të arreduarit, duke filluar që nga country chic e deri tek finesa dhe eleganca e porcelanit dhe kristalit, për t’i dhënë shtëpisë tuaj trajtimin special dhe dinjitetin që meriton. Nëse ju duhen dyshekë, çarçafë të linjës satin apo edhe të personalizuar,në Comodita të vështirë do të keni vetëm zgjedhjen. Dhurata për miqtë, aksesorë tualeti, një sektor i tërë kuzhine, artikuj pafund dhe sugjerime që vërshojnë lumë. Çdo gjë me ulje për festat e pashkës sepse ndryshe nga ç’jemi mesuar, në këtë qendër çdo festë dhe sezon sjell me vete dhe artikuj të përgjysmuar që mund të blihen me çmime tejet ekonomike.

Dhe për ta mbyllur, Shtepia Ideale dhe Voila, me tekstile për kuzhinën dhe dhomën e gjumit, pika e dobët e çdo amvise.

Shtëpia Ideale e tregon që në emër përmbajtjen e saj. Prandaj kush dëshiron të krijojë vërtet një shtëpi të tillë, me tekstilet më unike dhe cilësore në vend, me ndjesinë e njëkohshme të rehatisë dhe luksit, me unikalitet të plotë si në design dhe konceptim, nuk mund të shkojë tjetërkund. Do të ishte mëkat të shkoje në vend tjetër për të arreduar një shtëpi ideale, kur idealen e vërtetë e gjejmë vetëm këtu.

Voila, ose ndryshe shtëpia e ëndrrave kujdeset për interiorin e shtëpisë tuaj, duke i dhënë asaj një pamje elegante por edhe të rehatshme gjithashtu. Nëse jeni në dilemë se çfarë dizajni doni të jenë mbulesat e krevatit tuaj, nëse nuk po ndani dot mendjen për  t’i kombinuar ato me çarçafët apo me ngjyrat e stinës që ndodhemi aktualisht, lehtësisht mund t’i bëni të dyja. Çdo gjë që ka lidhje me të bukurën gjendet në Voila dhe po njësoj, rrethuar me të tilla mrekullira në dhomën tuaj do të bëni me siguri edhe gjumin.

 

Një zgjedhje e gabuar nuk mund të bëhet kurrë në vendin e duhur dhe këto dyqane janë pikërisht vendi i duhur për t’u drejtuar sa here që keni nevojë qoftë edhe për një komplet të ri gotash uji e deri tek një dhomë e re gjumi. 4 destinacione që nuk duhet të mungojnë në listën tuaj nëse doni që dhe ju ta zbukuroni shtëpinë njësoj si një mini event.

Po e mbyll me një surprizë, që nuk vonon të vijë, madje ndodh tani në Prill, e cila është hapja e re e Satur, destinacionit më të ri në këtë qendër për dekorimin e shtëpisë tuaj. Ja se ku duhet të adresoheni këtë pranverë për ridekorimin e shtëpisë tuaj. Toptani Shopping Center, është sugjerimi më i madh që mund t'ju jepja...