Pak ditë më parë, ish-banorja e Big Brother Armela Hyseni, iu nënshtrua një operacioni plastik në hundë. Megjithëse të gjithë i lajmëroi për ndërhyrjen e re edhe përmes profilit të saj në Instagram, vetëm sot ish-banorja e Big Brother ka postuar foton e parë me pamjen e saj të transformuar. Duke falënderuar edhe mjekun që e ka ndihmuar në këtë ndërhyrje, Armela duket e kënaqur me pamjen e re.
Menjëherë pas operacionit, Armela nuk nguroi të tregonte se si dukej e fashuar. 10 ditë pas kësaj ndërhyrjeje, ajo tregon se është në formë shumë të mirë.