Në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, të shtunën që lamë pas ishte e ftuar këngëtarja shkodrane Rosela Gjylbegu. Gjatë një rubrike të programit, Rosela u pyet se me cilën nga këngëtaret shqiptare nuk do të bashkëpunonte asnjëherë.

Ajo u përgjigj me Encën. Kjo deklaratë e Roselës nuk u prit mirë nga Enca, e cila direkt reagoi në Instagram, ku shkruante për Gjylbegun këto fjalë “Sot mora vesh që Rosela Qylbegu qenka gjallë. Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të dëgjojë apo të bëjë muzikë me ty”.

Rosela pas kësaj deklarate të Encës nuk ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë por vazhdimisht në Facebook, publikon disa shprehje që na bëjnë të mendojmë se mos i adresohen Encës.

E para është një intervistë që këngëtarja ka bërë për “Bon Zo”. Së bashku me videon e publikuar, Rosela shkruan bashkangjitur intervistës “Nuk ka IRONI më DEPRESIVE për një shoqëri, se sa kur promovon VESET e saj”.

Më pas këngëtarja ka vazhduar me publikimin e një video kur ka qenë e ftuar në Apartamentit 2Xl.

Sërish bashkangjitur videos ka shkruar “Kurr mos ju hyftë vehtja në qejf”. Të jenë vallë këto mesazhe për Encën?