Përvoja e gjatë në media si një prej gazetarëve më të njohur në vend, është vetëm njëra anë e medaljes. Plotësimi i vërtetë, ai sëbrendshmi vjen nga kontaktet me gjërat që e plotësojnë shpirtërisht. Nga letërsia, pasioni për natyrën, sportet, tek raportet ndër njerëzore, mes sakrificave, humbjeve dhe dështimeve, Rezear Xhaxhiu rrëfehet më në detaje për Class.
Cila është pika më e thellë e mjerimit për ty?
Kur nuk di t'u gëzohesh fitoreve të tua dhe kur lumturohesh nga dështimet e të tjerëve.
Nëse do mund të zgjidhje, ku do të të pëlqente të jetoje?
Në jug të Francës, diku afër Nice, atje ku gjithçka është me shumicë, dielli ushqimi vera.
Çfarë është lumturia për ty?
Ai dimensioni që të vjen pas një përpjekje të madhe, pas një sakrifice sublime dhe që ti e shijon.
Për cilat gabime ndihesh më shumë fajtor?
Për ato që kanë shenjuar disa kthesa të mëdha në jetën time, shpesh të gabuara.
Cilët janë heronjtë dhe heroinat e tua në letërsi?
Ata që më kanë bërë të qaj dhe ata që më kanë frymëzuar se si mund të rrëzohesh shtatë herë dhe si mund të ngrihesh tetë herë.
Cilat personazhe të historisë vlerëson më shumë?
Janë shumë, por do përmendja Napoleonin, Churcill, Kennedy, Che Guevara.
Po heronjtë e jetës reale?
Nuk gjej të tillë, por preferoj njerëzit që përbëjnë një model frymëzimi për mua në atë çka bëjnë çdo ditë.
Piktori i preferuar?
Van Gohg.
Muzikanti i preferuar?
Janë disa, por do vija në linjën e parë Giussepe Verdin.
Cilësia që admiron më shumë te një burrë?
Vendosmërinë për të qenë një krah i sigurt ndaj femrës.
Po te një grua?
Klasin e saj, elegancën të përzierë me mprehtësinë e një femre të zgjuar.
Virtyti i preferuar?
Ndershmëria.
Aktiviteti i preferuar?
Ecja në natyrë dhe noti.
Nëse do të ishe një person tjetër, kush do të ishe?
David Rendall, një super gazetar anglez i imi i preferuar.
Tipari yt më i spikatur?
Sinqeriteti.
Po tipari që vlerëson më shumë te miqtë?
Besnikëria ndaj një marrëdhënie.
Cili është defekti yt më i madh?
Mungesa e vëmendjes, një lloj ç'organizimi konstant.
Nëse do të ishe një objekt, ose një kafshë, çfarë do ishe?
Do doja të isha një shpend, diçka si zog sepse më pëlqen qielli.
Ngjyra e preferuar?
E kuqja e Versaces.
Lulja e preferuar?
Tulipani.
Shpendi që të pëlqen?
Shqiponja.
Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?
Janë shumë, por do veçoja Victor Hugo, Milan Kundera, Boris Pasternak apo Markesi.
Po poetët?
Janis Ricos, Kavafis, Uitman, Nerudën.
Cila është gjëja që nuk e pëlqen fare?
Limontia, rënia e vetes në një gjendje asgjëje.
Çfarë dhuntie do doje të kishe?
T'i bija një vegle muzikore, ose të kisha zë për muzikë.
Si do doje të vdisje?
Në gjumë, në paqe me veten, pa u ndjerë.
Në ç’gjendje mendore je aktualisht?
Si të gjithë shqiptarët, i stresuar.
Cila është motoja jote në jetë?
Rrëzohu shtatë herë dhe ngrihu herën e tetë.