Sam është shumë e nevrikosur! Uaaa e tmerrshme!
Sapo hap Instagram-in shoh vetëm buzë të fryra, mollëza të mbushura, ball të ngrirë, sy me asnjë lloj shprehie...
Zbresim pak më poshtë; Gjoksi duke pëllcitur dhe vithet imponuese që me vijnë si ortek përpara...Vapa po vjen, por vajzat janë gjithmonë e më të shtrënguara vetëm që t'ju duken pak këto asetet, pantallona të ngjitura, reçipeta push up...Shqetësuese sidomos është fytyra; këto "Fillers" janë me keq se droga, të bëjnë të varur, të skllavërojnë; t’i kërkon gjithmonë e me tepër se nuk e sheh dot veten ndryshe në pasqyrë...Këtu nuk po merrem me zonjat mbi 50 vjeç! Mbase në atë moshë të gjithë mund të mirëmbahemi pak.
E bën dhe J.Lo me masë dhe nga duar mjekësh të vërtetë dhe duket si 20 vjeçe. Halli im i madh janë vajzat e reja. Uaaa e tmerrshme! Po ato çfarë duan?!
Mendojnë se të qenit sexy do t’i bëjë të gjejnë Princ Harry-n, apo mendojnë që do kenë status më të mirë në shoqëri për shkak të fenomenit "tullumbac". Dhe pastaj më shfaqet Megan Markle... hyjnore... Me grim natyral, me forma të buta dhe një fustan mëndafshi super të thjeshtë...Ajo na ka treguar të gjitheve sesa e mrekullueshme mund të jetë një vajzë duke qenë e thjeshtë... Të mos harrojmë! Meghan nuk është vajza më e bukur e botës, por e bëri veten të duket e tillë! I gjithë globi u magjeps!