Isha ulur sot në një qendër tregtare dhe teksa po prisja të konsumoja krahët e pulës pikant siç i kam qejf unë, shoh përpara meje një zonjë të kuruar, me veshje firmato, pra një grua në gjendje të mirë ekonomike. Përballë saj ishte djali i saj jo më shumë se 10 vjeç. Ai priste të merrte të njëjtën gjë si unë, ndërsa e ëma po konsumonte ushqim aziatik. Ajo që më bëri përshtypje ishte se kjo zonjë e mbajtur nuk pushonte së piri birra, ndërkohë që djali i saj vetëm e shikonte me pipin në gojë teksa pinte një bravo qershie. Nuk kishte mbaruar ende atë që po konsumonte, kur porosiste tjetrën.
Unë nuk paragjykoj askënd sepse secili e jeton jetën si të dojë, por ama mos fajësoni askënd nëse fëmijët tuaj nuk ndjekin shembujt e duhur në jetë. Prindi është shembulli që fëmijët ndjekin në jetë, kështu që mundohuni t’u jepni atyre shembullin më të mirë!
P.s Ajo zonjë pasi mbaroi birrat, mori çelsat e makinës, djalin dhe iku...