Flas vazhimisht në këtë blog për çështje që kanë lidhje me jetën metropolitane, stil "Sex and the City". Ndoshta sepse më ka pëlqyer vërtet shumë personazhi i Carrie Bradshow në film dhe ndaj shumë të përbashkëta me të.

Por si gazetare do flas pak seriozisht tani; po mendoja këto ditë për një gazetare tjetër, Rudina Xhungën!

Po mendoja sa e vështirë është që në një botë burrash dhe sidomos gazetarësh politikë burra, duhet të ketë qenë për të të ndërtojë një karrierë prej profesionisteje të vërtetë.

Më kujtohen lidhjet e saj direkte kur mbulonte në Top Channel në transmetim direkt fushatat elektorale, me çizme uji nga një varkë në një pellg me baltë, sa shumë përpjekje për të sjellë në ekran vlera, tema që kanë lidhje me historinë të cilën vende me traditë (ku Anglia më konservatorja) i ruajnë me fanatizëm!

Rikthimi i Rudinës në Top Channel apo në një dritare tjetër do më gëzonte si gazetare, grua, sepse përmes saj do të ndihesha e mbrojtur ( siç në fakt ndihem çdo ditë në redaksinë e kësaj reviste online). Do ndihesha e vlerësuar nga drejtimi për çdo minutë të 24 orëve (ku 80% e kohës dhe mendjes sime shkon për punën). Do ndihesha e lumtur si grua, sepse besoj se dobësimi i gjinisë sonë ndodh ngaqë ne gratë nuk bërtasim fort për gra të tjera të suksesshme, për modele që s’duhet të humbasin.

Dhe, siç them shpesh në biseda mes miqsh, ne në Shqipëri s’kemi luksin që një gazetare si Rudina te mos jetë në ekran...