Hey, përshëndetje Class Girls. Siç e dini, flokët janë gjysma e bukurisë së një vajze, por përkujdesi ndaj tyre ndonjëherë bëhet sfilitës. Besoj të gjitha biem dakort se në një fazë të jetës kemi dashur flokë të gjatë. Dhe gjithmonë shpresojmë që floku të rritet shpejt. Por e vërteta është që disa goca janë më me fat se të tjerat, dhe për ato që flokët nuk u riten kaq shpejt, ka disa hapa që mund t’i ndihmojnë.

Shkoni tek parukieri juaj më shpesh!

Në gjuhën e vajzave përkthehet: “Hiqni të djegurat” apo jo? Sa më shpesh të prisni majat e djegura të flokëvë, aq më i shëndetshëm rritet floku.

Merrni në konsideratë multivitaminat, ose suplementet.

Shumë njerëz jane skeptikë kur vjen puna tek suplementet, por në fakt funksionojnë! Përveçëse ndihmojnë flokun të jetë i shëndetshëm, të forcohet, rritet edhe më shpejt! Ajo çka duam ne, apo jo? Biotina është suplementi kryesor kur vjen puna tek flokët!

A i kushtoni vëmendjen e duhur skalpit tuaj?

A e dini se sa ndikon shëndeti i skalpit në rritjen e flokëve? E keni vënë re se kur keni zbokth, ose skalp të irrituar edhe flokët këputen më shpejt? Përdorni maska për flokët që mund t’i realizoni vet në shtëpinë tuaj, ose trajtojini me vajra të ndryshëm si vaj ulliri, argani, vaj kajsie. Masazhojeni skalpin me këto lloje vajrash, sepse kështu nxisni qarkullimin e gjakut dhe ndihmoni në rritjen dhe forcimin e flokëve.

Kushtojini vëmendje krëhërit tuaj!

Një krëhër jo fort i mirë, i këput flokët, ndaj duhet ta zgjidhni me kujdes. Edhe vet procesi i krehjes së flokëve disa herë në ditë nxit qarkullimin e gjakut në skalp dhe ndihmon produktet e flokëve të depertojnë në thellesi të fijes. Kur të blini një krëhër të ri, zgjidhni nje me dhëmbë të butë e delikat.

Kujdes ujin!

Duhet të dini diçka. Siç lajmë fytyrën me ujë të vakët në të ftohtë, të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe me flokët tanë. Asnjëhërë me ujë të nxehtë, sepse përfundojmë duke i dëmtuar!

Po ju çfarë sekretesh keni për t’i rritur flokët?

Anta