Gjithmonë e kam thënë që ndryshimi është i pashmangshëm, por edhe i domosdoshëm. Sigurisht që kur flas për këtë gjë, i referohem edhe stilit të veshjes të secilës prej nesh. Nuk besoj se shumica jonë vazhdojnë të vishen njësoj si 10 vite më parë për shembull. Kjo sepse rritemi, ambjentet ku kalojmë ditën apo grupet me të cilat na takon të shoqërohemi ndryshojnë, statusi yne po ashtu, etj, etj… Megjithatë, mendoj se kur vjen një moshë, të gjitha ne duhet t’i japim formën përfundimtare stilit tone, të gjitha ne duhet të jemi të lumtura kur e shohim veten para pasqyrës dhe plot me vetëbesim kur dalim jashtë derës së shtëpisë. 

Si ta bëjmë këtë gjë? Hidhini një sy artikullit: 

 

Eksploroni dhe imagjinoni
Një nga gjërat më të mira që mund të bëni është të imagjinoni sesi doni të dukeni dhe te gjeni tre mbiemra me të cilat dëshironi që njerëzit ta përkufizojnë stilin tuaj. Me të bërë këtë, ju këshilloj të “zhyteni” në Instagram dhe Pinterest dhe të zgjidhni dhjetra foto që ju pëlqejnë dhe ju frymëzojnë. Pasi t’i keni zgjedhur, do e keni më të lehtë kur bëni pazar dhe më të qartë se cfarë kërkoni të blini. E di që të rikrijosh një garderobë nga e para është shumë e vështirë, por mund ta bëni pak nga pak dhe ka pafund mënyra për të gjetur gjëra të mira dhe ekonomike njëkohësisht. Jam e sigurt që me shijet tuaja do ia dilni më së miri!

 

Rivlerësoni
Sa herë që shoh fotot e mia të para në blog, më vjen për të qeshur, por edhe habitem sesi stili im ka ndryshuar kaq shumë. Pasi qesh, mendimi i dytë është “Diçka nuk do shkonte me mua nëse do më pëlqenin fotot këtu e vite më parë!” Ajo që dua të them është të mos keni turp si jeni veshur, por të mësoni prej tyre. Të mësoni cilat ngjyra ju shkojnë, cilat copa ju tregojnë më bukur, cilat prerje ju përshtaten me trupin, etj. Pra, “stërviteni” syrin duke parë të shkuarën tuaj dhe sigurisht të tashmen e vazjave të modës.

 

Kini vetëbesim
Nëse nuk e vishni diçka me vetëbesim e krenari, mos e vishni fare! Zgjidhni rrobat që i përshtaten shijes suaj, rrobat që i doni ju dhe jo shoqëria e rregullat e saj!

Shpresoj t’ju kem ndihmuar sado pak, vazja! 
Ju kam xhan,
Arjena