Jemi në pikun e sezonit të verës dhe të gjithë jemi duke pritur të bekuarat pushime.Të bësh gati garderobën për pushime, nuk është aspak e lehtë kur përceç veshjeve duhet të marrim pafund aksesorë (më jepni të drejtë ju lutem ). Një aksesor që nuk duhet t’ju mungojë me vete vajza, është një turban (ose shuumë prej tyre pasi nuk peshojnë në valixhen e ngjeshur…

Për ato që nuk e njohin si aksesor, turbani është një copë/shall i gjatë i cili lidhet në kokë. Fillimisht ka qenë një aksesor me prejardhje persiane i përdorur kryesisht për meshkujt në Indi e vende të tjera të lindjes.

Kombinimet e paradites
Kombinimet me fustanet e tipit sundresses, fustane të gjatë ose dhe veshje bazike e veçanërisht stilet bohemiane.

 

Kombinimet e plazhit
Në plazh me kimono ose thjesht me rroba banjo dhe voila’ je goca më In e plazhit. Dua të theksoj që përveç anës estetike, Turbani e mbron flokun nga dielli i nxehtë.
Kombinimet e mbrëmjeve
Nëse darkave do dalësh për të konsumuar një vakt apo dhe coctails, mund ti shtosh veshjes tënde një turban për ta kompletuar atë.

Pra, dhe veshjet më të thjeshta e bazike mund të bëhen shumë Chic me një turban ndaj unë them: “Le të guxojmë!”

Tip: Duhet të kemi kujdes në zgjedhjen e materialit, pasi sado të bukura të jenë ato të mëndafshit, kanë tendencë të lëshohen e të rrëshkasin, ndaj personalisht do zgjidhja materialet e pambukta.

Ju uroj pushime të mbara të gjithave,

Përqafime,

Aba