Përshëndetje mikesha të Class Blog,
Shpresoj të jeni duke shijuar pushimet verore … Në postimin e sotëm po ju sjell një trend i cili rikthehet pas kaq shumë kohësh, trendi i bluzave me mëngë të fryra! Vera e kaluar ishte e sunduar nga bluzat, fustanet që zbulonin shpatullat, por ky sezon veror na kthen pas në vitet ’80. Shpejt, ky trend po shndërrohet në atë më të preferuarin e vajzave dhe këto të fundit po veshin e po i kombinojnë këto bluze në gjithëfarë mënyrash. Nuk do te jeni IN nëse këtë verë, garderobës suaj i mungon një bluzë e tillë.
Bëhet fjalë për këmishat me mëngë “oversize”, të cilat janë të fryra në pjesën pas shpatullave dhe të ngushta të fund.
Disa nga markat e njohura si, Balenciaga apo Mango e kanë perfshire tashmë këtë trend. Dhe ndërsa stili i shpatullave të zbuluara mbetet i përhapur, mund të themi se trendi i ri e ka zevendesuar per shkak te komoditetit qe ofron.
Këto lloj bluzash janë shumë femërore dhe elegante. Gjithashtu ofrojnë një pamje shumë shik në veshje.
Mund te kombinohen me një palë pantallona apo streçe lëkure, ose edhe me xhinse të ngushta në mënyrë që të balancohet pjesa e fryrë e sipërme me pjesën e hollë poshtë.