Instagrami i çdo blogere është i mbushur me foto që duken shumë spontane por njëkohësisht dhe të kuruara në çdo detaj, por e vërteta qëndron se veshjet, aksesoret, vendi, të gjitha janë të paramenduara që të jenë sa më në harmoni me njëra- tjetrën.
Gjithçka fillon që në rregullimin e valixhes
Ndoshta e kishit menduar që çdo veshje është rregulluar deri në detaje, por ndoshta kishit kaluar faktin se aq sa është e mirëmenduar, po aq është dhe e paramenduar. Shumica e veshjeve që preferohen të merren me vete janë të zgjedhura që të jenë në të njëjtën hap me stilin, energjinë dhe ngjyrat e vendit që do të vizitohet.
Gjithmonë ka më shumë se sa duket ne foto
Çdo ditë në feed-in tuaj shfaqen qindra foto nga më të kuruarat si në stil por dhe ne ndricimin, këndin në të cilën është kapur fotoja dhe shumë detaje të tjera. Pas elegancës së këtyre fotove, përherë fshihet një “çantë magjike” me aparatin, ndoshta dhe disa këpucë të rehatshme pas realizimit të setit të fotove apo aksesorë shtesë për ti ndërruar gjatë fotove.
Mund të rastisni me bloggere në atraksione turistike në orët e para të mëngjesit
Bloggeret gjithmonë janë në kërkim te fotove me një background të qartë, pa shumë njerëz, në mënyrë që fokusi të jetë i pastër. Për këtë arsye, përgjithsisht zgjedhin të vizitojnë atraksionet më herët se turistët e zakonshëm dhe të kapin atë shkrepjen perfekte që kanë menduar.
Bloggeret gjithmonë janë në kërkim te fotove me një background të qartë, pa shumë njerëz, në mënyrë që fokusi të jetë i pastër. Për këtë arsye, përgjithsisht zgjedhin të vizitojnë atraksionet më herët se turistët e zakonshëm dhe të kapin atë shkrepjen perfekte që kanë menduar. Shfrytëzojini dhe ju këto detaje për të realizuar foton tuaj ideale per Instagram apo rrjete te tjera sociale :D
Shihemi përsëri në artikujt ne vijim,
~Cansel Saygin