Ishte ditëlindja e tij kur diçka më shumë u kuptua për çiftin e ri të showbiz-it shqiptar. 5 korriku, atëherë kur Fatma Methasani uroi me “Gëzofsh vetëm ditë me diell o recetë lumturie” Alfio Rrotanin ishte konfirmimi i një romance që kishte nisur pikërisht në vendin e punës. Alfio, me recetat e tij në InTv dhe Fatma me programin e saj rinor. Në korridoret e televizionit, aty ku shkëmbehen jo vetëm shikimet, kishte lindur një dashuri që u bë edhe publike pak kohë më parë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Gëzofsh vetëm ditë me diell,o recetë lumturie! @alfio_rrotani ð??

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on

Pas ditëlindjes së Alfios, të gjithë e mësuan çiftin e ri të showbiz-it shqiptar, por nëse të gjithë të tjerët, siç ndodh në këto raste, do t’i shihnit gjithandej, me Fatmën dhe Alfion nuk ndodh kështu. Shefi i kuzhinës është gjithmonë, edhe virtualisht, me Indritin, mikun dhe bashkëpunëtorin e tij në kuzhinë, ndërsa Fatma gjithmonë publikon pjesë nga programi i saj e më pak copëza nga jeta private.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

po...po e po...lumturia esht ke gjerat e vogla!!!❤️

A post shared by ALFIO (@alfio_rrotani) on

Ndërsa sonte, kanë “thyer” rregullat. Një foto unike që nuk ka nevojë të komentohet. Një darkë, një çast, një gotë, një moment… kaq pak mjafton për të ndier lumturinë: “Po,po, lumturia është te gjërat e vogla”, – shkruan shef Alfio pas kësaj fotoje, e cila, si për të, me siguri edhe për Fatmën, është receta më e ëmbël që i sfidon të gjitha të tjerat e shefit të kuzhinës.