Nëse do ta mbash diçka për vete edhe kur je personazh i njohur publik mund t’ia dalësh. Kjo gjë varet e gjitha nga ti. Ajo prej disa kohësh është shkëputur nga projektet muzikore dhe intervistat e ndryshme dhe arsyeja qenka e madhe. Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Maya Aliçkaj është shtatzënë dhe madje në muajin e tetë.
Gazetarja e Inlife.al Megi Bilo e ftuar sot në studion e emisionit “Fun Day” në In Tv ka treguar për shtatzëninë e Maya-s, madje ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Sipas Bilos, Maya dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të një djali. Në fakt, pasi Bilo tregoi këtë lajm të bukur nga këngëtarja shqiptare ne kontrolluam në profilin e saj në Instagram dhe nga fotoja e fundit e publikuar duket që është në pritje të ëmëbl. Thjesht nuk e kishim vënë re…