Dimri ka ardhur. Temperaturat janë ulur ndjeshëm. Edhe fashionistet kanë filluar të nxjerrin nga gardëroba veshjet e dimrit. Fashion blogerja Ilda Tafaj ka bërë vërtet një kombinim tipik dimëror në këtë ditë të ftohtë nëntori. Ilda ka zgjedhur një palë pantallona të gjerë ngjyrë bezhë të kombinuar me një golf ngjyrë rozë të lehtë.
Palltoja bezhë e lehtë i shkon shumë Ildës me flokët, por sigurisht që është edhe në harmoni me pjesën tjetër të kombinimit. Pa harruar detajet, Ilda i ka kushtuar rëndësi edhe çantës ngjyrë kafe në të njëjtën ngjyrë me këpucët. Ne e votojmë veshjen e saj me 10 pikë. Juve si ju duket?