Nuk ka nevojë më as për komente të tjera, për kombinimin e momentit: kostum sportiv plus atlete. Është bërë diçka e zakonshme dhe nuk është më një tendencë. Edhe ish-miss Albania, Agnesa Vuthaj nga New York-u na sjell një veshje aq të bukur për sot, sa me siguri edhe ju do ta pëlqeni.
Agnesa ka zgjedhur një kostum me xhaketë treçerekëshe dhe një palë pantallona të gjera që kombinohet mjaft mirë me atletet e zeza të markës Louis Vuitton. Çanta e kuqe "Agnesa Vuthaj" i vë vulën kësaj veshjeve. Ne e vlerësojmë veshjen e saj me 10 pikë. Juve si ju duket?