Korriku erdhi me diell dhe më në fund të gjithë po e shijojmë verën, pasi qershori ishte vetëm me reshje shiu. Duke qenë se temperaturat janë rritur ndjeshëm, vajzat tashmë kanë mundësinë të eksperimentojnë me rrobat e kësaj stine. Sot për herë të parë kemi zgjedhur si veshjen e ditës, kombinimin që ka realizuar fashion blogerja, Esa Qokaj.

Fashionistja ka zgjedhur një fund xhins të gjatë deri poshtë gjurit, me një të çarë të theksuar përpara. Esa ka veshur një kanotiere të shkurtër portokalli dhe në dorë mban një çantë të bardhë.  Fashionistja ka preferuar të jetë komode duke veshur një palë atlete të bardha dhe teksa qëndron si një modele, Esa i meriton sot 10 pikë për këtë veshje kaq verore. Ju me sa pikë e vlerësoni?

 

�

A post shared by @ qokaj_esa on