Sara Shakeel, artistja e famshme e kristalit, po bën namin në rrjet me fotot dhe krijimet e saj të jashtëzakonshme. Me artin e saj të pazakontë, Sara Shakeel ka pushtuar Instagramin duke krijuar një trend të ri në mediat sociale.

Me plot 400 mijë ndjekës në Instagram, Shakeel është një stomatologe, e kthyer në artiste, e cila, kohët e fundit po mendon se arti që ka nisur të përcjellë me anë të kristaleve është një urë më e mirë komunikimi me rrjetin. Madje, sipas saj, kristalet me shkëlqim, të ndritshme dhe joshëse janë ato që, të vendosura kudo e në gjithçka, mund t’i japin botës një kuptim të ri.

"Arti im është ose një histori që dua të jetoj vetëm për veten time, diçka që kam dëshirë ta dëshmoj ose një jetë që dua të jetoj. Emocionet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në punën time. Unë jap zemrën time për çdo pjesë që krijoj në këtë mënyrë", - tha Shakeel në një intervistë për Forbes pak javë më parë.

Shakeel është kthyer në një artiste unike dhe aktualisht gëzon një ndjekje të madhe për punën e saj, duke nisur që nga markat e famshme apo modelet si Coco Rocha, Chiara Ferragni etj.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

ð??? by the talented @sarashakeel ð?¥° La protettrice degli influencer e degli imprenditori digitali ð???

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

Sipas Shakeel, kristalet dhe diamantet janë mënyra më e mirë për të parë dhe kuptuar botën.

Kur u pyet se si do të përcaktonte stilin e saj të të bërit art, Shakeel tha: "E paparashikueshme, qesharake, pozitive dhe jashtëzakonisht modeste".

"Të ndritshme, të shkëlqyeshme, të çmuara dhe sende për të cilat duhet të kujdesesh. Duhet ta keni vënë re se, nëse i shtoni jetës suaj kristale dhe diamante në objektet e zakonshme, ato marrin një kuptim të ri, më me vlerë",- tha Shakeel.

"Unë përpiqem t'u tregoj të gjithëve që vijnë për një këshillë, se çdo njeri është unik dhe i ndryshëm nga miliarda njerëz të tjerë. Po pse të humbni kohën duke kopjuar të tjerët, kur truri juaj mund të krijojë një milionë ide të reja, nëse ju jepet një shans?”