Ndarja e Norës dhe Robertit pas 13 vitesh lidhje i tronditi të gjithë. Ishte Roberti ai që dha lajmin se dyshja nuk janë më bashkë, por gëzon respekt dhe dashuri për ish-partneren e tij. Nora nga ana tjetër nuk ka reaguar ende për ndarjen, thjesht vazhdon postimet normalisht në Instagram, së bashku me të bijën Renee. Sot, Prive e ka sjellë sërish në vëmendje Robertin, i cili me sa duket është në një lidhje të re. Ai është fotografuar në një resort në Turqi në shoqërinë e një vajze tjetër, që besohet se është e dashura e tij. Nuk dihet ende identiteti i saj, por me siguri kjo gjë do të zbulohet shumë shpejt.

Disa orë më parë edhe këngëtarja Big Mama publikoi një foto me Robertin në Instastory duke shkruar se tashmë grupi është kompletuar me ardhjen e tij në Turqi.