Pothuaj gjatë të gjithë periudhës së pritjes së ëmbël, Bruna Lahe po e kalon në kujdes të plotë për veten dhe bebin. Kanë mbetur edhe pak javë deri në kohën që Bruna dhe bashkëshorti i saj të bëhen prindër të një vajze dhe deri atëherë Bruna po kujdeset që gjithçka të shkojë mirë; të ushqehet shëndetshëm, të bëjë sat ë mundet aktivitet fizik, si edhe të tregojë sukses të madh për dietën.
Pak javë më parë, e ftuar në “Rudina”, moderatorja tregoi se gjatë muajve të pritjes së ëmbël dieta e saj është bërë më e shëndetshme. Në fillim të shtatzënisë, pothuaj për tre muaj, hante vetëm brumëra, pothuajse gjithçka vetëm me përmbajtje brumi:“Tre muajt e parë ishin vetëm brumërat, haja pa fund, kisha vazhdimisht uri. Kolegët më thoshin se këtë sezon do e mbyllësh me 20 kg më shumë….”
Por më vonë, dieta ndryshoi: “Ka ndryshuar mëngjesi, nuk dal nga shtëpia pa ngrënë mëngjes të mirë. Edhe për shkak të punës, më ndodhte që mëngjesin ta haja jashtë më shumë, ndërsa tani jo. Nuk dal nga shtëpia pa ngrënë mëngjes të mirë.”
Kur ende nuk kishte hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Bruna kishte shtuar vetëm 9.5 kg, por nuk e ka aspak problem këtë pjesë. Deri në dhjetor, edhe disa kilogramë të tjerë do të jenë plotësisht të justifikueshëm…
Me sa duket, edhe kilogramët e paktë që ka marrë gjatë kësaj kohe, i kanë lejuar Brunës që t’ia lejojë vetes edhe të mëkatojë ndonjë ditë si e sotmja, kur ndonjë ëmbëlsirë nuk bën aspak keq.
Në disa foto që ka publikuar në Instagramin e saj me ëmbëlsira në dorë, Bruna e justifikon veten kur është duke ngrënë ëmbëlsira, sepse nuk është natyrë që i ha shpesh ato: “Embëlsirat, pra sheqeri gjatë shtatzënisë nuk është ndër ushqimet e këshillueshme. Nëse ha shumë ëmbëlsira, sipas studimeve të ndryshme, rrezikon që në të ardhmen fëmija të jetë alergjik apo t’i zhvillohet astma. Vetë nëna rrezikon diabetin, nëse e tepron me ëmbëlsira apo lëngjet e konservuara. Për fat të mirë, unë nuk i kam qejf ëmbëlsirat, por hera - herës nuk i rezistoj dot tundimit të tyre. Me shije çokollate apo frutash me ngjyra e forma të llojllojshme, me krem apo peta pasi ha një (disa) copë, të vjen buzëqeshja në portret. Foto e 3-të e vërteton këtë".
P.S Nuk i hëngra vetë të gjitha ëmbëlsirat që janë në pjatë. Betohem!” – shton ajo në fund.
Lexo edhe "Brunilda Lahes i ka mbetur një ‘peng’ i vogël gjatë shtatzënisë së parë"