Vetëm në 24 orë kënga e Gjikos dhe Norës “Anna” ka 1 milion klikime në Youtube. Kënga siç duket po pëlqehet shumë, edhe pse ka kritika për dyshen e famshme. Fillimisht le të ndalojmë tek teksti i këngës.
Shumë kanë shkruar se teksti ka ngjashmëri me këngën e Dolly Parton “Jolene”. Në vitin, 1973 Dolly publikoi këtë këngë, dhe i lutej “Jolene” një vajze që të mos ia merrte dashurinë e jetës, edhe pse ajo mundej. Ndërkohë edhe Nora me Gjikon, kanë trajtuar këtë fabul në këngën e tyre. Madje, ka edhe ngjashmëri mes tekstit të Jolene dhe Anna-s.
"Jolene, Jolene, Jolene, Jolene, Të përgjërohem, të lutem mos e merr mashkullin tim. Të lutem mos e merr edhe pse ti mundesh. Unë e kuptoj se ti mund ta marrësh lehtësisht mashkullin tim, por ti nuk e di çfarë është ai për mua, Jolene. Ti mund të kesh cilindo mashkull që do, por unë s’mund të dashuroj sërish. Ai është i vetmi për mua Jolene”,- pjesë nga kënga e Dolly Parton.
“O Anna/ Oh no no Anna/ Dashnin tem ti mos e merr/ E di që mundesh po s’o fair” (e drejtë),-pjesë nga teksti që këndon Nora.
“Se ai osht krejt çka unë kom/ Është jeta ime/ Ti mundesh me pas kon don/ Mendoje mirë”,-këndon Nora.
Ndërkohë, përveç tekstit që ka ngjashmëri dukshëm me Jolene, edhe pjesa e fundit në videoklip na kujtoi një video të Shakirës të 10 vite më parë. Videoklipi i famshëm i Shakirës dhe Alejandro Sanz “La tortura” nuk mund të harrohet lehtë. Teksa shkëmbenin shikime nga dritaret e shtëpive, për një dashuri të pamundur, Nora dhe Gjiko siç duket janë frymëzuar nga kjo video për klipin e “Anna-s”.
Shakira që pret qepët dhe që qan.
E njëjta skenë edhe më Norën, edhe pse këngëtarja jonë shfaqet e kuruar në kuzhinë, ndryshe nga Shakira.
Skena tjetër është kur ata shohin njëri-tjetrin nga dritarja. Alejandro-Shakirën dhe Gjiko-Norën.