Në vitin 2019 shumë këngë janë publikuar dhe teksti i tyre ka mbetur në mendjen e të gjithëve ne. Mirëpo, disa kanë qenë më të veçanta. Disa këngëtare kanë bërë diferencën. Në mes të muajit dhjetor ju kemi kërkuar të votoni mes 10 këngëtareve që kanë qenë më aktive me këngë, koncerte apo pjesëmarrje në festivale. Ju e keni bërë zgjedhjen tuaj mes tyre.
Në vend të parë me 3100 vota është këngëtarja e njohur Elvana Gjata e cila ka publikuar disa hite këtë vit dhe u rendit gjithashtu e dyta në Festivalin e Këngës.
Në vend të dytë me 2400 vota pozicionet Fifi, e cila gjithashtu ka qenë aktive me këngë të reja dhe tek Kënga Magjike edhe ajo u rendit e dyta.
Ndërkohë në vend të tretë me 1200 vota është Arilena Ara. Edhe ajo ka pasur një vit të suksesshëm me hite, ka qenë gjithashtu në jurinë e “The Voice of Albania”. Arilena u shpall fituese e Festivalit të 58-të.