Ashtu siç është bërë tashmë traditë, edhe këtë vit patët mundësinë të votonit për Personazhin e Vitit. Me sa duket, këtë vit kemi jo një, por dy personazhe të përzgjedhur nga ju si Personazhet e Vitit 2019.
Ata janë inxhinierja Luljeta Bozo dhe gazetari Marin Mema.
Luljeta Bozo është inxhiniere me karrierë shumëvjeçare, por këtë vit mori popullaritet të madh pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi panik të madh te njerëzit. Me profesionalizmin dhe qetësinë që e karakterizon, ajo arriti të qetësonte njerëzit me shpjegimet që dha duke u bazuar në fakte dhe në përvojën e saj shumëvjeçare në fushën e inxhinierisë.
Personazhi tjetër i vitit është edhe Marin Mema i cili ka të njëjtin numër votash si Luljeta Bozo (2.5 mijë). Edhe emri i Marinit është lakuar shumë pas tërmetit të 26 nëntorit, duke qenë se ai dha një kontribut të madh në ndihmë të njerëzve të prekur nga tragjedia.