Vitin që po lëmë pas pati një sërë personazhesh të rinj që spikatën, secili në fusha të ndryshme. Në sondazhin e krijuar nga Revista Class, patët mundësinë që të votonit për Personazhin e Ri të vitit.
Sipas votave tuaja, në vend të parë renditet Klevis Çelaj me 3.9 mijë vota. Klevisi i preku të gjithë me historinë e tij, që e tregoi për herë të parë në emisionin “Historia ime”. Pasi ishte shpallur kampion i boksit, ai ishte vlerësuar me vetëm 14 mijë lekë dhe familja e tij ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike. Prej atëherë Klevisi ka qenë në qendër të vëmendjes dhe ka fituar zemrat e shumë njerëzve që janë ofruar edhe ta ndihmojnë financiarisht.
Në vend të dytë renditet Khuba me 2.4 mijë vota. Khuba fitoi çmimin “Best New Artist” në Këngën Magjike me këngën “Ndryshe” dhe ishte një prej këngëtarëve të rinj më të pëlqyer këtë vit.
Në vend të tretë renditet aktorja Arjola Demiri me 1.9 mijë vota. Arjola ka spikatur këtë vit me rolin e saj në “Portokalli”, si gruaja te “çifti i lumtur”.
Renditja vijon si më poshtë: