Ka shumë personazhe të njohur shqiptarë që kanë shumë ndjekës në rrjetet sociale. Disa prej tyre madje kanë kaluar edhe shifrën e dy milionë ndjekësve në Instagram. Mirëpo, cili është personazhi virtual që ndjekësit e revistës Class kanë votuar më së shumti?

Në vend të parë edhe në këtë kategori është Elvana Gjata, me 3100 vota. Elvana ka plot 1.4 milion ndjekës në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në vend të dytë është Ledri Vula me 1300 vota. Edhe Ledri ka 1.4 milion ndjekës në Instagram.

Ndërkohë në vend të tretë është Tayna me 1100 vota. Ajo ka 1.2 milion ndjekës në Instagram.

Listën e plotë e gjeni më poshtë.