Në Instagram, vajzat kanë një mundësi të mirë për të treguar stilin e tyre, por edhe për të frymëzuar vajzat e tjera. Janë të shumta vajzat me stil që shohim çdo ditë në Instagram, mirëpo vetëm 10 prej tyre kemi zgjedhur për t'i votuar ju në kategorinë “Fashion Blogerja e vitit”.

Në këtë votim fituese ka dalë fashion bloggerja e njohur Era Rrumbullaku, e cila ka arritur të grumbullojë plot 3600 vota. Era është një ndër vajzat më të ndjekura në Instagram dhe shumë vajza marrin ide nga stili i saj.

Në vend të dytë renditet një vajzë me po aq me stil sa Era. Ajo është fashion bloggerja nga Kosova, Argjira Spanca. Argjira ka arritur të mbledhë 3500 vota.

Ndërkohë në vend të tretë, është fashion bloggerja Vanesa Gjini me 3300 vota. Vanesa ka një profil vërtet interesant dhe veshjet e saj janë të gjitha marka luksoze.