Tamponi i parë i kryer për koronavirus ka rezultuar negativ për kancelaren Angela Merkel.
Ajo vazhdon të jetë në karantinë, sepse mjeku që e vizitoi rezultoi pozitiv ndaj testit për koronavirus. Edhe pse testi i parë ka rezultuar negativ, do të jenë mjekët ata që do të përcaktojnë nëse kancelarja do të dalë nga karantina apo jo.
Gjermania ka regjistruar 115 viktima deri më tani dhe janë 27,009 të prekur. Ndërkohë, 266 të tjerë janë shëruar.
Ditën e sotme, Gjermania deklaroi se do të shtojë masat për të parandaluar përhapjen e virusit. Për ata që shkein rregullat, gjobat mund të shkojnë deri në 25,000 euro.