Duhet thënë që momenti i SAG Awards, kur Brad Pitt i preku dorën Jennifer Aniston-it, i bëri shumë fansa të ish-çiftit të ëndërronin për një rikthim. Megjithatë, disa media duket se kanë shkuar shumë larg, duke thënë se Aniston dhe Pitt po planifikojnë një dasmë të dytë në Mexico.

Star Magazine është shprehur se ata janë takuar shpesh fshehurazi kohët e fundit, në shtëpinë e Brad në Los Angeles. Asnjë foto e dyshimtë nga paparacët nuk është bërë publike, gjë që vështirë t’u shpëtojë kur bëhet fjalë për dy aktorë kaq të famshëm sa Brad dhe Jennifer.

Për më tepër, lajmi përfshinte edhe një detaj qesharak dhe të pabesueshëm, që me listën e të ftuarve po merrej ish-i i Aniston, Justin Theroux.

“Ata duan që të dalë diçka romantike dhe e bukur. Tema do të jetë shumë spirituale dhe betimet do të jenë të shkruara me dorë. Ai do të përmendë edhe fjalinë ‘Unë dhe ti, përgjithmonë’, për t’i treguar Jen-it se ai dëshiron ta kalojë gjithë jetën me të”, -shkroi dje Star Magazine.

Me sa duket, 1 prilli ka ardhur një ditë para për tabloidin, pasi shumë burime të besueshme kanë konfirmuar se mes Jennifer dhe Brad nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

Burimi: Cosmopolitan