Tolgahan Sayisman është një nga aktorët turq më të komentuar në Shqipëri, edhe për shkak se është bashkëshorti i Almeda Abazit, modeles dhe aktores së njohur shqiptare. Serialet e tij të transmetuara në kanalet shqiptare janë mjaft të ndjekura, pa lënë pa përmendur dhe pamjen e tij fizike mjaft të pëlqyer nga vajzat.

Së shpejti, Tolgahan do të rikthehet në ekranin shqiptar më një serial të ri. Do të jetë në rolin kryesor në serialin “Kampioni im”, që do të transmetohet në TV Klan. Tolgahan do të quhet Firat dhe do të jetë një boksier i talentuar.

Aktori ka shkruar dhe një mesazh në shqip për ndjekësit shqiptarë: “Ju pres të na ndiqni Shqipëria”

Kjo nuk do të jetë një histori dashurie turke, siç jemi mësuar të shohim, por do të ketë në thelb marrëdhenien baba-fëmijë.

Ditën kur Firati (Tolgahan) triumfon në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës, bashkëshortja e tij lind një djalë, por e lë atë të vetëm në jetë dhe me një amanet.

Firati duhet t’i dedikojë jetën djalit të tij të sëmurë dhe të gjejë paratë për kurimin e tij.

Sa mund të sakrifikojë një baba për fëmijën? “Kampioni im” do të transmetohet nga e hëna në të shtunë në orën 14:30, nga data 16 nëntor në TV Klan.