Në episodin e së premtes të "Red Table Talk", Will Smith ka dhënë një rrëfim prekës për të kaluarën e tij.

Ai thotë se rritja në një shtëpi abuzive e bëri atë të zhvillojë mekanizma mbrojtës, jo të shëndetshëm, që ndikuan në jetën personale dhe karrierën e tij profesionale.

“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith- shakatë, argëtimi, marrëzia- ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”,- shpjegoi Will. “Unë interpretoja, kërcëja dhe bëja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”.

Në të njëjtën kohë, ai u rrit duke besuar se nëse i lëndonte njerëzit i pari, ata nuk mund ta lëndonin atë: "Unë e kuptoj që ana tjetër e saj ishte, nëse do të të lëndoj mjaft keq, nuk do të ishe në gjendje të përgjigjesh." 

Plagët e fëmijërisë së Smith ndikuan në marrëdhëniet e tij me gratë. Ai e quajti keqtrajtimin ndaj një gruaje si ‘dhimbjen më të madhe në jetë’.

"Unë mendoj se për shkak të ngjarjeve me nënën time - si një djalë i vogël, kur babai im e rrihte nënën time dhe unë nuk mund ta mbroja atë - keqtrajtimi i femrave është i padurueshëm dhe trupi im nuk mund ta tolerojë atë,"-tha ai.
 
Gjithashtu foli për ndarjen dhe për marrëdhenien me vajzën e tij.


 
"Kjo është absolutisht plaga ime qendrore. Në tre vitet e fundit, unë jam duke u përballur me të në mënyrë të vazhdueshme.”
 
Ai thotë që është veçanërisht krenar për marrëdhënien me vajzën e tij.
 
“Është e vetmja marrëdhënie me një grua, që unë nuk e kam prishur kurë. Jam i sigurit që Willow tani do të më thoshtë: 'Jo, ti ke gabuar në disa gjëra', por në mendjen time, unë kam bërë më të mirën për të.”