I gjithë rrjeti është përfshirë nga lajmet e fundit që kanë shoqëruar titujt me kryefjalë këngëtaren e njohur nga Shkupi. Edhe pse Tuna nuk ndan lajme nga jeta e saj private, nga veprimet e fundit duket se raporti me Patris Berishën nuk është në ditët më të mira. Si fillim, Tuna nuk e ndjek më bashkëshortin e saj në Instagram, por nuk është ky i vetmi dyshim që i ka bërë të gjithë të besojnë se mes Tunës dhe Patrisit ka nisur një krisje.

Këngëtarja, edhe emrin e djalit të saj në Instagram e ka ndryshuar nga “tianpatrisberisha” në “ttiansejdi”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TianSejdi (@ttiansejdi)

Prive, mbrëmjen e djeshme, ka raportuar se Tuna është zhvendosur në shtëpinë e saj në Shkup, ndërsa Patrisi ka marrë një banesë të ndarë nga ajo ku jetonte me këngëtaren në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Edhe pse të gjitha veprimet të bëjnë të besosh se Tuna dhe Patrisi mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre, askush prej të dyve nuk ka reaguar publikisht.

Megjithatë, nga familja Berisha ka një reagim nga ai që gjithmonë reagon në këto raste – Robert Berisha. Si për t’iu kundërpërgjigjur Tunës, Roberti ka publikuar një video në Instagramin e tij, ku duken dy fëmijët, Renée dhe Tian, që luajnë me njëri-tjetrin.

Në video, Roberti shkruan “Renée Berisha, Tian Berisha” duke specifikuar edhe mbiemrin e nipit të tij.